“Çmendet” Heidi Klum, zhvesh bikinit dhe pozon “topless”

Bota e Yjeve

“Çmendet” Heidi Klum, zhvesh bikinit dhe pozon “topless”

Nga: Bota sot Më: 27 maj 2023 Në ora: 07:14
Supermodelja Heidi Klum

Supermodelja Heidi Klum ka treguar përsëri se mosha është vetëm numër dhe se trupi i saj nuk di të plaket.

Bukuroshja 50 vjeçare ka pozuar me bikini të zeza në në Cap d'Antibes, që është afër qytetit turistik të Antibes, midis Kanës dhe Nisë në Riviera Franceze.

U ulur në një kolltuk, Klum kishte hequr pjesën e sipërme të bikineve duke pozuar “topless” dhe duke ia kthyer shpinën kamerës.

Image
Supermodelja Heidi Klum

Ajo dukej joshëse, gjersa mbante një trëndafil të bardhë afër hundës së saj.

Flokët e saj bionde e bënin edhe më tërheqëse, ndërsa përpara shihen balluket që i jepnin një pamje më vajzërore.

Kujtojmë se fotografitë vijnë pas AmfAR Gala në Cap d'Antibes në mes të Festivalit të 76-të të Filmit në Kanë, ku ajo dhe bashkëshorti i saj Tom Kaulitz ishin ikonë e elegancës.

Image
Supermodelja Heidi Klum dhe bashkeshorti
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat