Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës me fustanin e kuq transparent

Bota e Yjeve

Rita Ora nuk i lë vend imagjinatës me fustanin e kuq transparent

Më: 12 qershor 2023 Në ora: 16:00
Rita Ora

Ajo nuk ka turp asnjëherë të tregojë fizikun e saj mbresëlënës.

Dhe Rita Ora ishte sërish në vëmendje, teksa ka pozuar me një ansambël mjaft seksi në një postim të ri në Instagram.

Këngëtarja, 32-vjeçe ishte bashkuar me Russell Crowe për të performuar në ditëlindjen e 52-të të Kyle Sandilands në Sydney.

Image
Rita Ora

Bukuroshja shqiptare zgjodhi një fustan të kuq transparent, i cili ia shfaqet trupin e tonifikuar.

Poshtë ajo zbuloi të brendshmet po ashtu të kuqe, shoqëruar me një gjerdan ari.

Krijuesja e hitit “Anywhere” lëshoi flokët kaçurrela dhe zgjodhi një grim plot shkëlqim.

Image
Rita Ora

Artistja me famë botërore gjithashtu ndau edhe një fotografi me Russell, 59-vjeç.

Kjo vjen pasi Rita theksoi se e do shumë Australinë dhe se për këtë po punon në Sydney për albumin e radhës.

“You & I” do të jetë i disponueshëm më 14 korrik.

Image
Rita Ora
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat