Aktores Zendaya i ndalohet hyrja në një restorant në Romë, për shkak të kodit të veshjes

Bota e Yjeve

Aktores Zendaya i ndalohet hyrja në një restorant në Romë, për shkak të kodit të veshjes

Më: 13 qershor 2023 Në ora: 07:52
Zendaya

Zendaya pësoi një moment të sikletshëm në Romë të shtunën, pasi asaj iu refuzua hyrja në një restorant luksoz për shkak të kodit të rreptë të veshjes.

Aktorja 26 vjeçare, i cila kishte veshur një bluzë të zezë të shkurtër dhe pantallona ngjyrë bezhë, u përpoq të darkonte në “Terrazza Borromini” të qytetit italian – gjë që kërkon një veshje të stilit ‘smart casual’ për mysafirët.

Megjithatë, ylli, i cili kishte një rezervim, u largua nga restoranti për shkak të veshjes së saj, shkruan DailyMail.

Image
Zendaya

Zendaya u fotografua nga paparacët duke pasur një ndërveprim me stafin e restorantit.

Ajo dhe shoqëruesit e saj përfunduan duke darkuar në një piceri aty pranë pas incidentit.

Image
Zendaya

Pamja e yllit u shoqërua me një palë këpucë lëkure dhe çantë dore të zezë.

Ndërkohë, i dashuri i saj, aktori Tom Holland, 27 vjeç, u pa në New York City me shoferin e F1, Lewis Hamilton, 38 vjeç.

Image
Zendaya

Dyshja dolën pasi darkuan në restorantin “Sant Ambroeus” në kryeqytetin njujorkez.

Ai dhe Zendaya janë në lidhje që nga viti 2017, pasi u njohën me njëri-tjetrin kur luajtën bashkërisht në filmin “Spider-Man”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat