Arta Nitaj shfaqet në top formë nga pushimet në Spanjë

Bota e Yjeve

Arta Nitaj shfaqet në top formë nga pushimet në Spanjë

Më: 16 qershor 2023 Në ora: 22:52
Arta Nitaj

Modelja e njohur nga Peja, Arta Nitaj, po shijon disa ditë pushimi në Spanjë.

Bukuroshja, e ndjekur nga mijëra njerëz në rrjete sociale, ka sjell gjatë këtyre ditëve imazhe e video të ndryshme.

Ajo së fundmi ka marrë vëmendje me disa poza në bikini, me anë të të cilave vë në pah linjat trupore.

Image
Arta Nitaj

Zeshkania është parë me një palë bikini të veçanta në ngjyrë rozë dhe sipër shfaqet me një këmishë të bardhë.

Të shumta qenë komplimentet që mori në pjesën për komente nga miqtë e ndjekësit.

Image
Arta Nitaj

E njëjta përndryshe këtë kohë ka qenë më larg ekranit e projekteve televizive.

Për publikun, Arta u bë e njohur nga seriali “O sa mirë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat