Oriola Marashi shkëlqen në fustan të kuq teksa thekson linjat atraktive të trupit

Bota e Yjeve

Oriola Marashi shkëlqen në fustan të kuq teksa thekson linjat atraktive të trupit

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 09:14
Oriola Marashi

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi ka arritur prej kohësh që të depërtoi suksesshme në botën e modës edhe përtej kufijve.

Bukuroshja nga Shqipëria, prej vitesh është imazh i markës së njohur “Guess” dhe kampanjat me ta e dërgojnë në vende të ndryshme të botës.

Oriola që ka edhe një bazë fansash të shumtë në rrjetet sociale përditëson jetën e saj përmes postimeve të ndryshme.

Image
Oriola Marashi

Edhe së fundmi, modelja ka mahnitur me dukej në një prej eventeve të organizuara pikërisht nga “Guess”.

Ajo shihet duke pozuar me një fustan të gjatë me ngjyrë të kuqe që ia theksonte linjat joshëse të trupit.

Image
Oriola Marashi

Për një dukje edhe më elegante, modelja mbante një çantë të kuqe, aksesor dhe këpucë me taka ngjyrë bezhë.

Në anën tjetër, përvec angazhimeve profesionale, modelja preferon që jetën priavte ta mbaj larg syrit të mediave.

Image
Oriola Marashi

Lidhja e saj e fundit publike ishte me futbollistin nga Kosova, Eros Grezda, me të cilin u nda vite më parë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat