Dua Lipa më provokuese se kurrë

Bota e Yjeve

Dua Lipa më provokuese se kurrë

Më: 22 qershor 2023 Në ora: 13:46
Dua Lipa

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa po përjeton fazën e saj më të mirë pasi përveç lidhjes me regjizorin Romain Gavras,  ajo ka bashkëpunuar me ikonën e modës Donatella Versace për koleksionin e fundit ‘La Vacanza ’.

Në postimin e saj të fundit në Instagram, këngëtarja 28-vjeçare ka publikuar foto nga një set fotografik i realizuar së fundmi me rroba banje.

Në një kohë mjaft të shkurtër postimet e saj kanë marrë mijëra pëlqime dhe komente pozitive.

Image
Dua Lipa

Përveç rrobave të banjos, Dua ka pozuar edhe me çantën “Crystal Repeat Mini Hobo”, një çantë ngjyrë rozë me kristale, e cila është pjesë e koleksionit të saj të ri dhe vlerësohet me një çmim prej 2,100 Euro.

Përveç koleksionit të fundit , Dua ka promovuar këngën e saj “Dance the Night”,  kënga  e cila do të shërbejë si kolonë zanor për filmin e ardhshëm të Barbie.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat