60-vjeçari Tom Cruise shfaqet në super formë, ndërsa largohet nga Londra me helikopterin e tij

Bota e Yjeve

60-vjeçari Tom Cruise shfaqet në super formë, ndërsa largohet nga Londra me helikopterin e tij

Më: 24 qershor 2023 Në ora: 22:09
Tom Cruise

Ai ka promovuar pa u lodhur rikthimin e tij si Ethan Hunt në filmin e shtatë të “Mission Impossible”.

Dhe Tom Cruise e ‘jetoi’ personazhin e tij të guximshëm të shtunën ndërsa hipi në helikopterin e tij privat nga heliporti Battersea të shtunën.

Ylli i Hollyeoodit, 60 vjeç, kishte veshur një bluzë polo ngjyrë blu dhe xhinse teksa po shkonte drejt helikopterit të tij, shkruan DailyMail.

Image
Tom Cruise

Ai e kombinoi pamjen me një palë çizme të zeza dhe aksesor, përkatësisht një orë klasike.

Aktori dukej në humor të mirë teksa u fotografua para se të hipte në helikopterin privat dhe të nisej për në Biggin Hill.

Image
Tom Cruise

Ylli i Hollywoodit ka qenë i zënë për pjesën e ardhshme të “Mission Impossible”.

Të enjten, aktori i “Magnolia” në tapetin e kuq të premierës së “Mission: Impossible 7 Dead Reckoning Part One” në Londër.

Premiera botërore, e cila u zhvillua në Romë në fillim të kësaj jave, mori vlerësime të mira nga kritikët e hershëm, të cilët e quajtën atë ‘dinamit’ dhe e sugjeruan se do të ishte një hit veror në fushën e filmit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat