Era Istrefi tregon fizikun e shkëlqyer në veshjen e ekspozuar

Bota e Yjeve

Era Istrefi tregon fizikun e shkëlqyer në veshjen e ekspozuar

Më: 25 qershor 2023 Në ora: 23:46
Era Istrefi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Era Istrefi, shuhet për paraqitjet e saj atraktive në rrjetet sociale.

28-vjeçarja pozon shpesh me bikini apo veshje të ekspozuara, duke vënë kryesisht në pah fizikun e saj.

Një gjë të tillë, interpretuesja e hitit “Bonbon” e bëri në fotografitë e fundit që ndau me ndjekësit në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Image
Era Istrefi

E veshur me një kostum dypjesësh me xhufka, Istrefi vuri edhe një herë në pah linjat e saj atraktive të trupit.

Era po vazhdon të jetë shumë aktive edhe këtë verë me mbrëmje muzikore të ndryshme nëpër trevat shqiptare, kudo ku ka interesim.

Image
Era Istrefi

Edhe në aspektin e prurjeve muzikore, Era ka qenë mjaft aktive për ata që e pëlqejnë muzikën e saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat