Morena Taraku i lë pak vend imagjinatës me fustanin transparent dhe me shkëlqim

Bota e Yjeve

Morena Taraku i lë pak vend imagjinatës me fustanin transparent dhe me shkëlqim

Më: 26 qershor 2023 Në ora: 07:47
Morena Taraku

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Morena Taraku, është mjaft aktive dhe e ndjekur nga publiku shqiptar në rrjetet sociale.

Herë pas here, ajo publikon fotografi të ndryshme nga udhëtimet e saj apo jeta e përditshme.

Së fundmi, bukuroshja nga Peja ka treguar përmes rrjeteve sociale se ka marrë pjesë në dasmën e blogurës libaneze, Ghina Ghandour.

Image
Morena Taraku

Ajo ka publikuar disa fotografi dhe video nga paraqitja e saj glamuroze në këtë dasmë, ku është dukur mjaft atraktive dhe provokuese.

E veshur me një fustan të zi me material transparent, Morena është dukur sa elegante aq sa edhe ‘e zjarrtë’ në këto poza.

Image
Morena Taraku

Fustani i theksuar për siluetën e saj të trupit, Taraku dëshmoi edhe një herë se gjendet në formë të mirë trupore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat