Ronaldo dhe Georgina shijojnë një tjetër ditë me diell në Sardenjë

Bota e Yjeve

Ronaldo dhe Georgina shijojnë një tjetër ditë me diell në Sardenjë

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 16:19
Ronaldo dhe Georgina

Georgina Rodriguez tregoi figurën e saj të mrekullueshme trupore teksa iu bashkua partnerit të saj, Cristiano Ronaldo, në një udhëtim luksoz me jaht në Sardenjë, Itali, të premten.

Modelja 29 vjeçe, dukej e pabesueshme me bikini të zeza, teksa merrte rreze dielli në kuvertën e jahtit, shkruan DailyMail.

Partneri i saj futbollist, 38 vjeç, u sigurua që fiziku i tij sportist të vihej në pah, pasi kishte veshur me një palë pantallona të shkurtra noti, të cilat mundësonin që të tregohej tërësisht fiziku i tij i nxirë.

Image
Ronaldo dhe Georgina

Georgina kishte shumë për të festuar në udhëtimin luksoz pasi sapo u konfirmua se do të jetë fytyra e re promovuese e markës “Guess”.

Ajo ishte e sigurt që do të shfaqte çdo centimetër të trupit të saj, teksa ecte rreth e qark në varkë me gjoksin e saj të bollshëm.

Image
Ronaldo dhe Georgina

Cristiano gjithashtu kaloi pak kohë cilësore me Georginan, teksa dyshja bisedonin gjatë kohës që rreziteshin së bashku.

Superylli portugez Cristiano është shumë i fiksuar për rutinat e tij shëndetësore dhe fitnesin – gjë që i mundëson atij të qëndrojë në top formë.

Image
Ronaldo dhe Georgina

Ai tani po fiton 175 milionë funte (202 milionë euro) në vit në Arabinë Saudite, pasi u transferua në klubin futbollistik Al-Nassr.

Reklama Çifti janë nisur për në Itali për një pushim me fëmijët e tyre dhe kanë dokumentuar udhëtimin e tyre luksoz përmes fotografive dhe videove të ndryshme në rrjetet sociale.

Cristiano ka djalin Cristiano Jnr, 12 vjeç, dhe binjakët Eva dhe Mateo, pesë vjeç, të cilët i kishte para se të takonte Georginan.

Ndërkohë me bukuroshen Rodriguez ai ka vajzën Alana Martina, gjithashtu pesë vjeçe, dhe foshnjës 13 muajshe Bella, të cilën çifti e mirëpritën në jetë, në prill të vitit të kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat