Ledri Vula publikon fotografi të tij me Sarën në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Gjendja”

Bota e Yjeve

Ledri Vula publikon fotografi të tij me Sarën në prapaskenat e xhirimeve të klipit “Gjendja”

Më: 1 korrik 2023 Në ora: 23:57
Ledri dhe Sara

Reperi i njohur shqiptar, Ledri Vula, ka publikuar këto ditë këngën dhe klipin e tij më të ri, “Gjendja”.

Pjesë e klipit është edhe partnerja e tij, influencuesja Sara Hoxha.

Videoja muzikore e këngës e cila është xhiruar në Itali, tregon kiminë e të dyve si çift dhe është pëlqyer jashtë mase nga fansat.

Image
Ledri dhe Sara

Ledri, i cili është mjaft aktiv dhe i ndjekur në rrjetet sociale, ka ndarë së fundmi me ndjekësit disa fotografi nga prapaskenat e xhirimeve të klipit.

Në këto imazhe, dyshja shfaqen shumë të lumtur pranë njëri-tjetrit gjatë realizimit të skenave.

Image
Ledri dhe Sara

Çifti përndryshe janë prindër të një vajze të quajtur Poem Blue.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat