Rita Ora me dukje provokuese në Londër

Bota e Yjeve

Rita Ora me dukje provokuese në Londër

Më: 2 korrik 2023 Në ora: 12:36
Rita Ora

Ajo u ngjit në skenë për një performancë surprizë gjatë Paradës së Krenarisë në Londër të shtunën.

Dhe ka qenë një javë e ngarkuar për Rita Orën, e cila u fotografua duke pozuar për një fotosesion të enjten në lagjen Notting Hill, rreth zonës ku u rrit.

Këngëtarja 32 vjeçe, u pa disa herë gjatë ditës, duke lëvizur vende-vende ndërsa punonte në projektin e ri me ekipin e saj, shkruan DailyMail.

Image
Rita Ora

Rita dukej e pabesueshme gjatë daljes, e veshur me një palë geta dekorative me dantella të zeza, të cilat i nxirrnin në pah të brendshmet e saj të zeza.

Ylli, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, shtresoi pamjen me një këmishë të bardhë të hapur dhe aksesor me një shall mëndafshi të zi.

Rita e rriti gjatësinë e trupit të saj me një palë çizme të zeza në stilin kauboj me taka dhe e kompletoi veshjen me stoli ari dhe një çantë të zezë.

Ajo i la flokët bionde në një stil të lagur dhe i mbuloi tiparet e saj të bukura me një shtresë të përsosur grimi, duke përfshirë një shkëlqyes buzësh.

Image
Rita Ora

Nuk dihet nëse Rita po punonte për realizimin e ndonjë klipi, apo nëse ishte në realizimin e ndonjë foto-sesioni apo ndonjë reklamë për markat e modës

me të cilat bashkëpunim.

Gjatë xhirimeve asaj iu bashkua motra dhe menaxherja Elena Ora.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat