Georgina Rodriguez merr vëmendje me të tjera poza provokuese nga pushimet luksoze me Cristiano Ronaldon

Bota e Yjeve

Georgina Rodriguez merr vëmendje me të tjera poza provokuese nga pushimet luksoze me Cristiano Ronaldon

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 12:02
Georgina Rodriguez

Georgina Rodriguez ka mahnitur me imazhet e reja nga pushimet luksoze me partnerin Cristiano Ronaldo dhe fëmijët e tyre.

Dyshja kanë shijuar pushimet prej disa ditësh tashmë në bordin e anijes 5.5 milionë funte në Sardenjë.

Në disa imazhe, Georgina shihet e shtrirë së bashku me një Ronaldo që është ‘topless’ në kuvertë, ku ata u bashkuan edhe nga disa miq.

Image
Georgina Rodriguez me familje

Bukuroshja ndau disa foto magjepsëse në Instagram dhe mahniti ndjekësit e saj me një fustan rozë që i la pak vend imagjinatës.

Më pas ajo ndërroi veshjet me një fustan të kuq dhe të ngushtë nga marka “Dior” të cilin e shoqëroi me taka të bardha dhe çantë të zezë.

Image
Georgina Rodriguez

Në kolazhin e fotove, Georgina u ndërrua edhe një herë tjetër, duke veshur xhinse me një tjetër bluzë të zezë me dekolte të hapur.

Modelja ndau fotot në rrjetet sociale krahas mbishkrimit: “Dhe për çdo frymëmarrje, do të këndoj faleminderit Zoti im”.

Image
Georgina Rodriguez

Georgina, 29 vjeç, së fundmi arriti shifrën e 50 milionë ndjekësve në llogarinë e saj në Instagram.

Influencerja edhe më parë kishte tërhequr vëmendjen me imazhet në bikini jeshile teksa relaksohej në jahtin Azimut Grande të Ronaldos.

Ajo gjithashtu mahniti me një mini-fustan të zi elegant javën e kaluar ndërsa festonte punën e saj të re si imazh i “Guess” dhe “Marciano” vjeshtë 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat