Tayna pozon në bikini nga pushimet, teksa relaksohet duke lexuar një libër

Bota e Yjeve

Tayna pozon në bikini nga pushimet, teksa relaksohet duke lexuar një libër

Më: 4 korrik 2023 Në ora: 15:17
Tayna

Reperja e njohur shqiptare, Tayna para nisjes së sezonit të ngarkuar veror me koncerte po shijon disa ditë me pushime.

Rap-artistja sot (e martë) ka ndarë një imazhe në llogarinë e saj në Instagram teksa po relaksohej në mes të oqeanit.

Doruntina Shala (emri i vërtetë) ka pozuar e veshur vetëm në bikini, ndërsa në duar mbante një libër.

Image
Tayna

Reperja shpesh herë ka treguar pasionin që ka për leximin, përmes postimeve në InstaStory ajo rekomandon libra e saj të preferuar për fansat.

Ndërkohë, Tayna së fundmi ka paralajmëruar këngë më të re “Kalle” që pritet të publikohet nesër (e mërkurë).

Kënga e fundit e reperës është bashkëpunimi që solli me reperin Buta “Mashallah x Hajde Gëzuar”.

Përveç kësaj, Tayna muaj më parë lansoi albumin e parë në karrierë “Bipolar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat