Partneri iranian i Emina Çunmulajt vjen për pushime në Mal të Zi

Bota e Yjeve

Partneri iranian i Emina Çunmulajt vjen për pushime në Mal të Zi

Më: 6 korrik 2023 Në ora: 23:04
Emina Çunmulaj me partnerin e saj

Modelja e njohur shqiptare, Emina Çunmulaj, prej shumë vitesh jeton dhe vepron në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bukuroshja nga Tuzi është e martuar me milionerin Sam Nazarian, me të cilin ka edhe tre fëmijë.

Së fundmi siç shihet në rrjete sociale partneri i saj ndodhet në Mal të Zi bashkë me të për pushime.

Image
Partneri iranian i Emina Çunmulaj

Përkundër jetës luksoze, ata kanë vendosur që pushimet t’i bëjnë në trojet shqiptare.

Emina ndërkohë javë më parë në një intervistë tregoi se kur është në pushime në Ulqin i duket sikur në Maldive.

Image
Emina Çunmulaj me partnerin e saj

Ajo theksoi se nuk i krahason bregdetet shqiptare me asnjë vend tjetër në botë.

Sidoqoftë, dyshja po e shijojnë mjaft shumë dhe po kalojnë një kohë të mrekullueshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat