Rita Ora tregon këmbët e tonifikuara rrugëve të Londrës, ndërsa shijon një kafe të ftohtë

Bota e Yjeve

Rita Ora tregon këmbët e tonifikuara rrugëve të Londrës, ndërsa shijon një kafe të ftohtë

Më: 7 korrik 2023 Në ora: 17:33
Rita Ora

Ajo së fundmi ka kaluar kohë në Paris për Javën e Modës së ‘Haute Couture’.

Megjithatë, Rita Ora ishte kthyer në Londër dhe po shijonte rrezet e diellit të premten teksa doli për të shijuar një kafe të ftohtë, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 32 vjeçe, dukej e pabesueshme teksa shfaqi figurën e saj të tonifikuar me një bluzë ngjyrë blu, e cila i vinte në pah barkun e tonifikuar dhe krahët e saj të hollë.

Image
Rita Ora

Ajo e kombinoi atë me një palë pantallona të shkurtra me vija bardhë e zi, të cilat theksonin të pasmet e saj dhe nxirrnin në pah këmbët e saj të gjata.

Interpretuesja e hitit “You Only Love Me” përfundoi pamjen e saj me një palë sandale baleti të zeza të markës “Miu Miu” dhe syze dielli të mëdha.

Image
Rita Ora

Rita ka qenë e zënë duke promovuar muzikën e saj të re dhe në këngën e saj të fundit, “Don’t Think Twice”.

Është kënga e tretë nga albumi i saj i ardhshëm, “You & I”, i cili eksploron rrugëtimin e dashurisë së saj dhe të burrit të saj, taika Waititi.

Rita tha për këngën: “’Don’t Think Twice’ është të mos mendosh dy herë dhe thjesht të kërcesh, në mënyrë romantike”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat