Enca konfirmon romancën e saj me masazherin afrikan Mickey Neblett?

Bota e Yjeve

Enca konfirmon romancën e saj me masazherin afrikan Mickey Neblett?

Më: 10 korrik 2023 Në ora: 08:49
Enca Haxhia me të dashurin

Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, rrallë herë e ka ekspozuar jetën e saj private në publik.

Ka tash e sa kohë që përflitet se ajo është në lidhje, por vet këngëtarja nuk ka ndarë me ndjekësit asnjë imazh të personit me të cilin besohet se është e lidhur.

Megjithatë, së fundmi ka ndodhur e kundërta – partneri i saj ka ndarë me ndjekësit në Instagram një video, duke konfirmuar lidhjen e tyre.

Image
Enca Haxhia me të dashurin

Këngëtarja ehitit “A po t’pëlqen” mesa duket është në një romancë me terapistin e masazhit, afrikanin Mickey Neblett.

Ai është gjithashtu një bloger i njohur në rrjetet sociale, ku shpesh publikon video nga puna e tij si masazher.

Në videon e publikuar në Instagram, dyshja e supozuar të jenë tashmë çift mund të shihen në momente të afërta me njëri-tjetrin gjatë një lundrimi në ujë.

Ata shkëmbejnë edhe një puthje pasiononte në video, duke konfirmuar kështu se romanca e tyre është më se e vërtetë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat