Nora Istrefi provokon me linjat trupore gjatë pushimeve në Greqi

Bota e Yjeve

Nora Istrefi provokon me linjat trupore gjatë pushimeve në Greqi

Më: 12 korrik 2023 Në ora: 22:07
Nora Istrefi

Këngëtarja e njohur e estradës shqiptare, Nora Istrefi, pak javë më parë ka qenë me pushime në Greqi.

Ajo shijoi disa ditë në Mykonos e shoqëruar nga motrat e saj, Nita dhe Era si dhe nga vajza e saj, Renee.

Bukuroshja së fundmi ka ndarë disa fotografi e video në rrjete sociale, duke treguar për fansat se si kanë qenë këto pushime për të.

Image
Nora

Në mesin e tyre, krijuesja e hitit “Amanet” solli edhe një video nga festa e ditëlindjes së Erës.

Ato duket se janë argëtuar mjaft shumë bashkë duke bërë një nga pushimet e paharrueshme.

Image
Nora

Krahas kësaj, Nora nuk ka munguar edhe me disa poza në bikini teksa ka vënë në pah fizikun e mrekullueshëm.

Ajo siç tashmë dihet kujdeset mjaft shumë për linjat për të qenë sa më në formë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat