Rita Ora duket e lumtur rrugëve të Londrës, ndërsa shfaq linjat trupore

Bota e Yjeve

Rita Ora duket e lumtur rrugëve të Londrës, ndërsa shfaq linjat trupore

Më: 13 korrik 2023 Në ora: 20:52
Rita Ora

Rita Ora dukej në formë të shkëlqyer të enjten teksa shfaqi barkun e saj të tonifikuar pas një seance stërvitore në Londër.

Këngëtarja, 32 vjeçe, u shfaq në sytjena sportive të zeza dhe pantallona të shkurtra të ngjashme, duke bashkuar veshjen me një palë atlete të markës ‘New Balance’.

Biondja shihej e buzëqeshur ndërkohë që shijonte rrugës një çaj në shëtitjen me një mike.

Image
Rita Ora

Krijuesja e hitit “Anywhere” kishte kapur flokët e saj kaçurrele dhe gjithashtu kishte vënë një palë syze dielli.

Kjo vjen një ditë para publikimit të albumit të saj të ri “You & I” që do të jetë i disponueshëm nga 14 korriku.

Image
Rita Ora

Për albumin e tretë, artistja nga Kosova ka dhënë një intervistë duke zbuluar disa detaje të reja.

Ajo tha se albumi është shumë personal, i dedikohet dashurisë dhe jo vetëm.

Image
Rita Ora

Por, Ora sqaroi se nuk ka të bëjë personalisht vetëm me dashurinë ndaj partnerit, por edhe për njerëzit e tjerë përreth. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat