Kim Kardashian shfaqet provokuese

Bota e Yjeve

Kim Kardashian shfaqet provokuese

Më: 16 korrik 2023 Në ora: 17:37
Kim Kardashian

Kim Kardashian dukej e mahnitshme teksa lëvizte me biçikletë rreth një zone tropikale në fotot e reja të shpërndara në rrjetet sociale të premten.

Ylli 42-vjeçar kishte veshur bikini rozë “Skims” teksa po shijonte një shëtitje në vendin tropikal.

Influencuesja, e cila u pa duke ” flirtuar” me ish-futbollistin Tom Brady në një festë ekskluzive në Hamptons, shfaqi këmbët e saj të tonifikuara përmes pantallonave të tejdukshme prej mëndafshi rozë.

Bukuroshja e lindur në Kaliforni la flokwt e sah gjatë dhe të errët në një topuz të madh dhe të lirshëm sipër kokës së saj.

Një tjetër foto tregon bukuroshen e “Skkn” nga Kim duke shëtitur me qetësi nëpër terren, teksa ajo shihet pa grim.

Image

Kim Kardashian

Kim nuk e ka zbuluar vendndodhjen e saj, por ka dhënë një lloj aludimi duke postuar emoji dielli, palme, bikini dhe biçikletë pranë fotove.

Ndërkohë, Kim dhe Tom u pwrfolwn për lidhje në fillim të këtij viti pasi disa media raportuan se Kim po kërkonte të blinte një shtëpi pushimi pranë yllit në Bahamas.

Image
Kim Kardashian

“Tom dhe Kim kanë qenë në kontakt sepse Kim po kërkon të blejë pronë ku Tom ka një shtëpi pushimi”, thanë përfaqësuesit e tij në një deklaratë për ET në maj.

“Kim dhe Tom kanë miq dhe partnerë të përbashkët biznesi, por ata nuk po takohen”, thanë ata.

As Kim dhe as Tom nuk kanë komentuar për asgjë që ndodhi në festën e mbushur me yje të organizuar nga manjati i sportit Michael Rubin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat