Lana Del Rey befason fansat ndërsa shfaqet duke punuar si kameriere në një restorant në Alabama

Bota e Yjeve

Lana Del Rey befason fansat ndërsa shfaqet duke punuar si kameriere në një restorant në Alabama

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 15:54
Lana Del Rey

Lana Del Rey u bëri fansave një surprizë të enjten kur u pa duke punuar si kameriere në një Waffle House në Alabama.

Këngëtarja 38-vjeçare duket se është larguar nga skena, teksa u pa duke bërë kafe dhe duke marrë porosi në rrjetin e restoranteve.

Lana ishte e veshur me uniformën blu të kompanisë dhe mbante një distinktiv me emër të verdhë, ndërsa ishte e zënë pas banakut.

Ajo u pa gjithashtu duke biseduar me disa klientë, përpara se të pozonte për fotografi me fansat në restorant.

Nuk dihet arsyeja pse Lana ishte duke punuar në këtë lokal, por fansat reaguan menjëherë në rrjetet sociale për të ndarë tronditjen e tyre nga pamja e saj.

Image
Lana Del Rey

Çfarë po bën Lana Del Rey duke punuar në Waffle House?”, tha një fans.

“Punonjësja e muajit në Waffle House: Lana Del Rey”, shkroi një tjetër përdorues i rrjeteve sociale.

“Lana Del Rey duke punuar si kameriere, ikonike”, shtoi mes tjerash një fans i tretë.

Disa të tjerë spekuluan se ajo mund të ishte duke xhiruar një video muzikore, kurse disa pyesnin veten nëse asaj i kishin dhënë uniformën, kështu që po i ndihmonte.

Image
Lana Del Rey

Pavarësisht se është një yll jashtëzakonisht i suksesshëm me nëntë albume, Lana duket e thjeshtë në jetën e përditshme dhe nuk ka asnjë prezencë në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat