Butrint Imeri blen veturë luksoze të tipit ‘Rolls-Royce Cullinan’

Bota e Yjeve

Butrint Imeri blen veturë luksoze të tipit ‘Rolls-Royce Cullinan’

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 20:44
Butrint Imeri

Këngëtari i njohru shqiptar, Butrint Imeri, vazhdon të jetë shumë i kërkuar për koncerte në trevat shqiptare dhe në diasporë.

Si rrjedhojë, ai renditet në listën e këngëtarëve të estradës me fitimet më të larta, shkaku i angazhimeve të tij të shumta në muzikë.

E të ardhurat e mira nga muzika, duket se ia mundësojnë këngëtarit që të bëjë një jetë mjaft të mirë dhe luksoze.

Image
Butrint Imeri

Së fundmi, Butrinti ka prezantuar për ndjekësit e tij në rrjetin social Instagram disa fotografi të blerjes së tij më të re.

Ai ka bler një veturë luksoze të tipit ‘Rolls-Royce Cullinan’, e cila ka një vlerë fillestare prej 318 mijë eurosh dhe çmimi i saj mund të shkojë deri në gjysmë milioni.

Image
Butrint Imeri

“Mirë se erdhe në shtëpi bejbi, Rolls-Royce Cullinan”, shkroi Imeri në mbishkrimin e fotografive në Instagram.

Pëlqimet dhe komentet nga ana e ndjekësve nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë uruar për blerjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat