Gigi Hadid bën daljen e parë publike pak ditë pas raportimeve se u arrestua për posedim të drogës

Bota e Yjeve

Gigi Hadid bën daljen e parë publike pak ditë pas raportimeve se u arrestua për posedim të drogës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 15:07
Gigi Hadid

Gigi Hadid u pa për herë të parë që kur u arrestua në Ishujt Kajman dhe u akuzua për posedim të marihuanës dhe mjeteve për përdorimin e drogës në fillim të këtij muaji.

Modelja 28 vjeçe, u fotografua në aeroportin JFK në New York të martën (25 korrik) me një çantë ‘Prada’ në dorë.

Hadid dukej në formë të mirë teksa po shkonte drejt terminalit me syze dielli dhe flokët e saj bionde të tërhequr prapa.

Image
Gigi Hadid

Ajo zbuloi barkun e tonifikuar në një bluzë bezhë të kombinuar me xhinse dhe atlete ‘Converse’ të kuqe.

Arrestimi i saj tronditës më 10 korrik u raportua javën e kaluar nga gazeta lokale Cayman Marl Road.

Hadid – e cila po udhëtonte me shoqen Leah Nicole McCarthy – mbërriti me një avion privat nga SHBA në Aeroportin Ndërkombëtar ‘Owen Roberts’ dhe kaloi doganën me bagazhin e saj -agjentët e Doganës dhe Kontrollit Kufitar që gjetën një sasi të vogël të marihuanës dhe vegla të përdorura për konsumimin e saj.

Marihuana u përcaktua se ishte ‘vetëm për përdorim personal’ – por Hadid dhe McCarthy u arrestuan me akuzën e ‘dyshimit të importimit të marihuanës dhe importimit të enëve të përdorura për konsumimin e saj’.

Image
Gigi Hadid

Dyshja u proceduan në Qendrën e Paraburgimit në Ishujt Mbretëror Kajman dhe më vonë u liruan me kusht, në pritje të ndjekjes penale, raporton gazeta lokale Cayman Marl Road.

Hadid dhe McCarthy u paraqitën në Gjykatën Përmbledhëse më 12 korrik dhe u deklaruan fajtore. Ata të dyja u gjobitën me 1000 dollarë dhe iu shmangën dënimit në të dhënat e tyre.

Kanabisi në Ishujt Kajman është i paligjshëm, por përdorimi i kufizuar i vajit CBD është lejuar për qëllime mjekësore që nga viti 2016.

Ylli më vonë shkoi në Instagram me një shaka dukshëm referuar arrestimit të duke ndarë një sërë fotosh të reja me bikini nga pushimet e saj me titull: “Gjithçka është mirë kur përfundon mirë”.

“Gigi po udhëtonte me marihuanë të blerë legalisht në New York me licencë mjekësore”, tha një përfaqësues i modeles më vonë.

Ylli nuk e la që arrestimi i saj ta shqetësonte ndërsa ajo vazhdoi të dokumentonte udhëtimin në Instagramin e saj – shpesh duke ndarë foto seksi me bikini dhe duke pozuar me miqtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat