Jennifer Lopez shfaqet duke kërcyer mbi tavolinë, ndërsa feston ditëlindjen e 54-të

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez shfaqet duke kërcyer mbi tavolinë, ndërsa feston ditëlindjen e 54-të

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:50
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez ndau disa fotografi në Instagram nga ditëlindja e 54-të, duke kërcyer në një tavolinë me një fustan të shkëlqyeshëm argjendi përpara se të vishte një palë bikini.

“Gjendja për ditëlindje…gjithë muajin! Gjithmonë ditë e mirë kur Lola vjen për të luajtur”, ka shkruar ajo.

Ajo tutje ngacmoi fansat duke bërë me dije se këtë së shpejti do ta kenë në buletinin e saj, “On The JLo”.

Image
Jennifer Lopez

Këngëtarja e “Let’s Get Loud” – ditëlindja e së cilës ishte të hënën – festoi me një fustan rrjetë të hollë, duke kërcyer në një tavolinë ndërsa të ftuarit duartrokisnin së bashku.

Ajo tregoi një vështrim më të afërt në një foto të dytë, duke mbajtur një gotë në duar – që përmbante një nga koktejet e saj Delola – teksa buzëqeshte përpara një pamje të bukur.

Image
Jennifer Lopez

J.Lo zgjodhi një palë vathi diamanti për festën, po ashtu një tufë byzylykësh diamanti e tre unaza, duke i shtuar shumë shkëlqim pamjes magjepsëse.

Aktorja e “Marry Me” gjithashtu më tej u shfaq me një palë bikini të markës Valentino, e cila vuri në pah fizikun e tonifikuar me ushtrimet në palestër.

Lopez kishte vënë një varëse diamanti të trashë si dhe një zinxhir të gjatë ari me një varëse çelësi në fund.

Ylli i “Hustlers” mbante një pelerinë Valentino si dhe një kapelë të zezë kauboji.

Miqtë dhe fansat i bënë urime të shumta për këtë përvjetor të lindjes, si një nga yjet më të mëdhenj në tregun ndërkombëtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat