Kida duket mahnitëse e veshur e tëra në të zeza

Bota e Yjeve

Kida duket mahnitëse e veshur e tëra në të zeza

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 08:27
Kida

Këngëtarja e njohur, Kida po vazhdon të jetë një prej emrave më të suksesshëm dhe më të kërkuar në estradën shqiptare.

Por, autorja e “Drunk” krahas projekteve të reja dhe mbrëmjeve muzikore, nuk i lë anash postimet në rrjetet sociale.

Edhe së fundmi, Kida ka postuar disa imazhe të reja që nuk kanë kaluar ma marrë vëmendjen e admiruesve të saj.

Image
Kida

E veshur e tëra në të zeza, fustan të shkurtër të kombinuar me dorëza të gjata dhe çizme lëkure deri mbi gjunjë, ajo dukej tejet elegante.

Për një stil edhe më të kompletuar, Kida mbante syze të zeza dhe aksesor me shkëlqim.

Në foto, këngëtarja vuri në pah linjat e mrekullueshme të trupit, teksa dukej më atraktive se asnjëherë më parë.

Natyrisht nuk kanë munguar pëlqime dhe komentet e shumta të fansave të saj në Instagram.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by KIDA (@kida)

Ndryshe, aktualisht Kida po shijon suksesin me bashkëpunimin e radhës me Mozzikun “Forever Together”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat