Afërdita Dreshaj pozon me bikini nga pushimet, vë në pah linjat e tonifikuara të trupit

Bota e Yjeve

Afërdita Dreshaj pozon me bikini nga pushimet, vë në pah linjat e tonifikuara të trupit

Më: 31 korrik 2023 Në ora: 14:03
Afërdita Dreshaj

Këngëtarja dhe modelja e njohur shqiptare, Afërdita Dreshaj, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme apo udhëtimet luksoze.

Së fundmi, Dreshaj ka treguar se është duke shijuar disa ditë të mira pushimi në Kanë të Francës.

Image
Afërdita Dreshaj

Ajo ka ndarë me ndjekësit e saj në Instagram disa imazhe, ku është dukur mjaft atraktive dhe provokuese në pozat me bikini.

Afërdita shquhet për linjat e saj trupore, të cilat nuk heziton t’i ekspozojë në paraqitjet e saj.

Image
Afërdita Dreshaj

Prej shumë vitesh ajo është martuar me hokeistin çek, Jakub Kindl, dhe jetojnë së bashku në Detroit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat