Xhuli Nura ngjitet në majën e Gjeravicës, publikon poza atraktive nga Bjeshkët e Nemuna

Bota e Yjeve

Xhuli Nura ngjitet në majën e Gjeravicës, publikon poza atraktive nga Bjeshkët e Nemuna

Më: 2 gusht 2023 Në ora: 14:06
Xhuliana Nura

Bukuroshja Xhuliana Nura ka qenë një prej personazheve më të përfolur këtë vit.

Paraqitja e saj në spektaklin Big Brother VIP Kosova e riktheu atë në qendër të vëmendjes pas shumë viteve.

Tani ajo po vazhdon të jetë aktive dhe shumë e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme.

Image
Xhuliana Nura

Së fundmi, Xhuli ka treguar se ka vizituar majën më të lartë në Kosovë – atë të Gjeravicës (265 metra lartësi).

Në disa fotografi të publikuara në rrjetin social Instagram, bukuroshja nga Drenica mund të shihet me një veshje atraktive sportive, teksa ngrit flamurin kombëtar në Bjeshkët e Gjeravicës, që ndodhen në Junik.

Image
Xhuliana Nura

“Gjeravica, 25.7.2023. Maja e Gjeravicës, me një lartësi prej 2656 metra, është maja më e lartë në Kosovë, e dyta më e lartë e Bjeshkëve të Nemuna dhe e gjashta e maleve të Ballkanit. Krenar që jam shqiptare”, ka shkruar Xhuli në Instagram.

Bukuroshja Nura, e cila u rikthye në vëmendjen e mediave pas pjesëmarrjes në spektaklin BBK – rezultoi e treta në finalen e madhe të këtij spektakli dhe njëherësh femra më e votuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat