Ava Max duket në formë të mrekullueshme në pozat me bikini nga pushimet në Itali

Bota e Yjeve

Ava Max duket në formë të mrekullueshme në pozat me bikini nga pushimet në Itali

Më: 3 gusht 2023 Në ora: 22:45
Ava Max

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Ava Max, momentalisht ndodhet në Itali.

Ajo me këtë rast ka shijuar kohën e nxehtë, teksa është shfaqur me bikini në disa fotografi që ka ndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Në një postim të hedhur në Instagram me mbi tre milionë njerëzit, biondja me origjinë nga Shqipëria ka mahnitur me linjat trupore.

Image
Ava Max

Krijuesja e hitit “Sweet but Psycho” shihet në ballkonin e një apartamenti luksoz me një pamje të mrekullueshme nga deti.

“Më në fund po e kuptoj jetesën italiane. Mendoj që do të zhvendosem këtu”, kanë qenë fjalët që ka shkruar.

Image
Ava Max

Këto pushime të Amanda Kocit (emri i vërtetë) vijnë pas atyre në Francë me të ëmën e saj, Andrea Nako Koçi.

Nëna e saj, Andrea, është një soprano e operës, kurse i ati, një pianist.

Përkundër rrënjëve shqiptare, ata jetojnë dhe veprojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat