Jennifer Lopez e thjeshtë në përditshmëri, fotografohet në një dalje me biçikletë me burrin

Bota e Yjeve

Jennifer Lopez e thjeshtë në përditshmëri, fotografohet në një dalje me biçikletë me burrin

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 23:18
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u fotografuan teksa po shkonin për një shëtitje me biçikletë në The Hamptons të mërkurën.

Aktorja 54-vjeçare dhe aktori 50-vjeçar dukej se po përfitonin sa më shumë nga moti i këndshëm i verës, teksa hipën në një palë biçikleta dhe dolën në rrugët e destinacionit të arratisjes.

Këngëtares, e cila së fundmi ka festuar ditëlindjen dhe bashkëshortit të saj, gjatë ecjes me biçikletë iu bashkua edhe fëmija i saj i madh, Emme, shkruan DailyMail.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Lopez kishte veshur një kostum të shkurtër dhe pa mëngë në ngjyrë jeshile (ulliri), i cili shfaqte krahët e saj të tonifikuar mbresëlënës gjatë xhiros me biçikletë, ndërsa ajo ishte pa makijazh me tufën e flokëve në kokë.

Interpretuesja e hitit “In the morning” kishte veshur edhe një palë sandale të bardha.

Image
Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Ndërkohë për aksesorë, J-Lo ishte pajisur me një gjerdan të vetëm, si dhe një palë syze dielli të konsiderueshme.

Flokët e saj të mrekullueshëm brune të lehta u lidhën në një topuz të lirshëm ndërsa ajo kalonte kohë me familjen e saj.

Affleck ndërkohë dukej më “casual” në stil, i veshur me një bluzë të zezë që ishte e kombinuar me një palë xhinse thuajse të ngushta.

Ylli i “Good Will Hunting” veshi gjithashtu një palë atlete të markës “Nike” me ngjyra të dyfishta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat