Getinjo dhe Vivien shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit

Bota e Yjeve

Getinjo dhe Vivien shkëlqejnë përkrah njëri-tjetrit

Më: 6 gusht 2023 Në ora: 20:05
Getinjo dhe Vivien Thano

Romanca e çiftit Getinjo dhe Vivien Thano mbetet ndër më të përfolurat në mediat rozë.

Dyshja u njohën dhe krijuan një lidhje dashurie gjatë kohës sa ishin pjesë e edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.

Ndërsa, kur kanë kaluar muaj nga përfundimi i formatit, ata po vazhdojnë të kenë një raport të fortë me njëri-tjetrin.

Image
Getinjo dhe Vivien Thano

Madje Vivien nuk mungon as në ahengjet e familjes së Getinjos, dhe mbrëmë ata ishin bashkë në një të tillë.

Nga eventi, të dy kanë ndarë disa postime të ndryshme, shumicën prej të cilave së bashku.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Vivien Thano (@vivienthano)

Në fotot që modelja nga Shqipëria ka publikuar në Instagram, ajo shihet elegante në një fustan të gjatë me ngjyrë të zezë dhe detaje me shkëlqim.

Përkrah saj qëndronte Getinjo i veshur gjithashtu tërësisht në të zeza.

“Një dasmë e mrekullueshme në Kosovë”, ka shkruar bukuroshja në mbishkrimin e imazheve, teksa të dy dukeshin të lumtur përkrah njëri-tjetrit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat