Ledina Çelo vjen me poza joshëse dhe paraqitje provokuese në setin e ri fotografik

Bota e Yjeve

Ledina Çelo vjen me poza joshëse dhe paraqitje provokuese në setin e ri fotografik

Më: 7 gusht 2023 Në ora: 10:27
Ledina Çelo

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ledina Çelo, është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.

Ajo shpesh ndan me ndjekësit fotografi dhe video të ndryshme nga jeta e saj e përditshme dhe ajo familjare.

Së fundmi, Çelo është rikthyer në vendlindje për pushime, me ç’rast edhe ka vizituar bregdetin shqiptar dhe është çmallur me familjarët e saj.

Image
Ledina Çelo

E teksa ndodhet në Shqipëri, këngëtarja ka dhënë një intervistë për revistën “Bordu”, ku edhe ka pozuar për kopertinën e saj.

Interpretuesja e hitit “Të ndjej të huaj” i ndau me ndjekësit e saj të Instagramit setin e ri fotografik, në të cilin është shfaqur mjaft atraktive.

Image
Ledina Çelo

Fotografitë përfshijnë paraqitjet e saj në poza joshëse, teksa vë në pah linjat e saj të tonifikuara të trupit.

Ledina është shquar gjithmonë si një prej këngëtareve më elegante të skenës dhe e ka ruajtur mjaft mirë vëmendjen e mediave me aktivitetin e saj në rrjetet sociale, pasi prej kohësh qëndron larg muzikës.

Image
Ledina Çelo
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat