Harry Styles konfirmon lidhjen me aktoren Taylor Russell, kapen mat në Londër

Bota e Yjeve

Harry Styles konfirmon lidhjen me aktoren Taylor Russell, kapen mat në Londër

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 12:36
Harry Styles dhe Taylor Russell

Harry Styles ka konfirmuar romancën e tij me Taylor Russell, teksa dyshja u shfaqën në një ekspozitë të mërkurën në Londër.

Këngëtari, 29 vjeçar, kishte ndjekur fshehurazi shfaqjen e re të aktores së “Effect” në Teatrin Kombëtar.

Fotografitë tregojnë se dyshja mezi i mbanin sytë larg njëri-tjetrit, me yllin e “Bones And All”, 28 vjeçe, që kishte vendosur njërën dorë mbi supin e Harryt.

Image
Harry Styles dhe Taylor Russell

Ish-ylli i “One Direction” u shfaq i dashuruar teksa u përkul dhe i fliste në vesh Taylorit, duke mos vënë re askënd përreth tij.

Ai më pas e prezantoi të dashurën e re me mikun James Corden dhe gruan e tij, Julia Carey, të cilët ishin gjithashtu të pranishëm.

Image
Harry Styles dhe Taylor Russell

Dalja e tyre vjen një muaj pasi nxitën thashethemet për lidhje, meqë aktorja mori pjesë në koncertin e këngëtarit në Vjenë.

Krijuesi i hitit “As It Was” muajve të fundit ka qenë në vëmendje për shkak të romancave të reja.

Ajo muaj më parë u pa duke u puthur me modelen Emily Ratajkowski.

 

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat