Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në koncertin e fundit, ndërsa provokon me dekoltenë e hapur

Bota e Yjeve

Bebe Rexha shkëlqen me paraqitjen në koncertin e fundit, ndërsa provokon me dekoltenë e hapur

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 18:10
Bebe Rexha

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, po vazhdon të jetë shumë e angazhuar me koncerte të ndryshme.

Pas turneut evropian, ajo ka performuar në eventin e “Z100NewYork” në qytetin e saj të lindjes – New York City.

Ajo ka entuziasmuar turmën me interpretimin e disa prej hiteve të saj më të fundit – kryesisht këngë nga albumi i saj “Bebe” të cilin e nxori në shitje këtë vit.

Image
Bebe Rexha

Këngëtarja e hitit “I’m A Mess” ndau me ndjekësit e saj në rrjetet sociale disa fotografi nga paraqitja e saj në këtë event, ku është dukur mjaft me stil.

E veshur me një kostum të zi dhe të dekoruar me gurë te pjesa e gjoksit, 33-vjeçarja ka bërë që të gjithë fansat ta pëlqejnë për këtë paraqitje të saj.

Image
Bebe Rexha

Bebe Rexha pas mbarimit të turneut të saj “Best F*n Night Of My Life” në Amerikën e Veriut, vazhdoi me atë në Evropë dhe tani i kanë mbetur disa koncerte.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat