Pas pushimeve në Evropë, Jennifer Lopez rikthehet në ShBA

Bota e Yjeve

Pas pushimeve në Evropë, Jennifer Lopez rikthehet në ShBA

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 08:09
Jennifer Lopez

Jennifer Lopez u kthye në Shtetet e bashkuara pas një udhëtimi në Evropë, duke përfshirë kohën e kaluar në Positano dhe Capri, Itali.

Të dielën pasdite, Jennifer u pa duke bërë blerje në New York City me motrën e saj, Lynda Lopez, menaxherin e saj Benny Medina dhe një mik, shkruan DailyMail.

Grupi fillimisht shijoi drekën në “Sadelle’s” përpara se të shkonte për të blerë në dyqanin “What Comes Around Goes Around” dhe më pas në “Ralph Lauren”.

Këngëtarja dhe aktorja, 54 vjeçe, kishte veshur një mini fustan ngjyrë gështenjë dhe krem, gjersa mbante me vete një çantë të vogël dore.

Jennifer kishte vendosur disa gjerdanë, vathë të mëdhenj dhe syze dielli për të përfunduar pamjen e saj.

Image
Jennifer Lopez

Artistja vuri në pah këmbët e saj të tonifikuara gjatë kësaj paraqitjeje.

Fustani kishte një bel të montuar me mëngë të gjata dhe një dekolte në formën e shkronjës V ngjyrë kremi.

Image
Jennifer Lopez

Jennifer vendosi vathë të mëdhenj floriri, me disa gjerdanë dhe unaza, gjersa zgjodhi t’i mbërthente flokët e saj lart në stilin topuz.

Ylli u kthye në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi të shtunën ateroi në Aeroportin “John F. Kennedy” në New York City.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat