Dua Lipa rikthehet në Shqipëri për pushime, publikon sërish imazhe nga jugu

Bota e Yjeve

Dua Lipa rikthehet në Shqipëri për pushime, publikon sërish imazhe nga jugu

Më: 15 gusht 2023 Në ora: 16:49
Dua Lipa

Dua Lipa rikthehet në Shqipëri për pushime, publikon sërish imazhe nga jugu

Artistja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa pasi publikoj një album me fotografi mahnitëse nga pushimet e saj në Greqinë Jugore, është rikthyer përsëri për pushime në Jug të Shqipërisë.

Dua ka ndarë fotografi të shumta nga pushimet në Greqi fillimisht, gjersa më pas edhe disa të tjera nga bregdeti shqiptar.

Image
Dua Lipa

Ajo ka zbuluar se në këto pushime po shoqërohet nga familja e saj, në pjesën jugore të vendit, kryesisht rreth Ksamilit, Butrintit dhe Sarandës.

Në kolazhin e fotografive, Dua shihet teksa shijon kohën me diell në një anije, pamje të qytetit të bukur të Sarandës, si dhe bregdetit shqiptar.

Image
Dua Lipa

Përndryshe, 27-vjeçarja ndodhej edhe pak javë më parë në Shqipëri për pushime.

Aktualisht, Lipa është duke shijuar suksesin e këngës së saj më të fundit, “Dance The Night”, e cila është kolona zanore e filmit hit të momentit, “Barbie”.

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat