Olta Gixhari ndan me ndjekësit në Instagram foto të reja provokuese në bikini

Bota e Yjeve

Olta Gixhari ndan me ndjekësit në Instagram foto të reja provokuese në bikini

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 17:28
Olta Gixhari

Aktorja e njohur, Olta Gixhari pas përfundimit të aventurës në edicionin e parë të Big Brother VIP Albania, ka vazhduar me angazhimet në projekte të ndryshe.

Ajo sapo ka përfunduar xhirimet e filmit më të ri “Në kuadër të dashurisë”, ku luan përkrah fituesit të BBVA 2, Luiz Ejlli.

Ndërsa, këtë periudhë Olta po e kalon me pushime në destinacione të ndryshme, nga ku edhe po sjell imazhe provokuese.

Image
Olta Gixhari

Edhe së fundmi, ajo ka marr vëmendjen me disa foto të reja që postoi në llogarinë e saj në Instagram.

Në fotografit e publikuara, aktorja shihet e veshur në bikini, teksa shijon plazhet e bukura të jugut të Shqipërisë.

Image
Olta Gixhari

Olta ka theksuar linjat joshëse të trupit ndërsa pozonte nga një shkëmb rreth detit.

“Nuk ka fjalë për të shpjeguar bukurinë e vendit tonë, jug, vende sekret, nuk ka nevojë për filtera”, ka shkruar aktorja në mbishkrimin e fotove.

Ndryshe, kujtojmë që Olta u bë pjesë e shtëpisë së famshme të BBVA 2 për pothuajse 100 ditë.

Ajo vendosi të largohej me dëshirën e saj, duke pranuar se nuk po arrinte të përballonte mungesën e djalit të saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat