Arta Elezaj sjell poza të ‘nxehta’ nga pushimet e fundit në Itali

Bota e Yjeve

Arta Elezaj sjell poza të ‘nxehta’ nga pushimet e fundit në Itali

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 17:29
Arta Elezaj

Bukuroshja nga Klina, Arta Elezaj, ka publikuar fotografi nga pushimet në Itali.

26-vjeçarja, e cila me postimet e saj shumë herë merr vëmendjen e lexuesve, së fundmi ka ndarë disa imazhe nga pushime e saja në shtetin italian.

Arta, edhe pse prej kohësh ka munguar në seriale televizive, është mjaft aktive në llogarinë e saj në Instagram.

Image
Arta Elezaj

Këtë herë, ajo i ka publikuar disa fotografi duke vënë në fokus format joshëse trupore.

Në njërën nga këto poza, kaçurrelja ka sjellë edhe një pamje të vendit të mrekullueshëm, ku ka qëndruar.

Image
Arta Elezaj

Përpara këtyre pushimeve, kaçurrelja ka qenë duke shijuar një kohë të mirë në Spanjë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat