Dua Lipa shkëlqen me fustanin e bardhë dypjesësh në fotot e realizuara në Shqipëri

Bota e Yjeve

Dua Lipa shkëlqen me fustanin e bardhë dypjesësh në fotot e realizuara në Shqipëri

Më: 16 gusht 2023 Në ora: 22:22
Dua Lipa

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka qenë duke shijuar pushimet në Shqipëri.

Ylli i famshëm qëndroi disa ditë të mira së bashku me familjen e saj në jug të Shqipërisë.

E njëjta ndërkohë nuk mungoi me disa poza, duke u treguar krenare për bregdetet shqiptare.

Image
Dua Lipa

Krijuesja e hitit “Levitating” ndau me 88.8 milionë ndjekësit disa imazhe të tjera të realizuara në Shqipëri.

“Kthehemi për disa perëndime të tjera në Shqipëri”, ka shkruar ajo.

Image
Dua Lipa

Ajo pas këtyre pushimeve ka qenë në Greqi së bashku me partnerin e saj, regjisorin Romain Gavras.

Bukuroshja nga Kosova disa muaj më parë konfirmoi romancën e re me Gavras, i cili më parë ka qenë me Rita Orën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat