Jonida Maliqi shijon pushimet në Capri të Italisë

Bota e Yjeve

Jonida Maliqi shijon pushimet në Capri të Italisë

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 15:45
Jonida Maliqi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Jonida Maliqi, ka nisur pushimet në Capri të Italisë.

Artistja, e ndjekur nga afro 600 mijë njerëz në Instagram, nuk ka hezituar të sjell imazhe dhe video nga ky vend i bukur.

Në disa prej fotografive që ajo ka publikuar, duket se po shijon pamjet e bukura të qytetit, ku edhe ka vënë në pah mjaft shumë linjat trupore.

Image
Jonida Maliqi

Pavarësisht viteve, krijuesja e hitit “Thesar pa emër” duket në formë të mrekullueshme.

Këngëtarja është e pëlqyer nga publiku për stilin e saj dhe paraqitjet unike, si një adhuruese e modës.

Përndryshe, Maliqi viteve të fundit ka qenë më e tërhequr nga muzika dhe koncertet.

Të fundit këngë e ka lansuar rreth katër muaj më parë të titulluar “Do apo nuk do”, e që u prit tejet mire nga publiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat