Beyonce vishet sërish nga dizajneri shqiptar, Valdrin Sahiti

Bota e Yjeve

Beyonce vishet sërish nga dizajneri shqiptar, Valdrin Sahiti

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 17:08
Beyonce

Ikona e muzikës pop, Beyonce, ka zgjedhur dhe një herë tjetër stilistin shqiptar, Valdrin Sahitin.

Ylli i famshëm zgjodhi një nga kreacionet e tij për një nga koncertet gjatë turneut të “Renaissance”.

Lajmi është ndarë nga vet kreatori me anë të një postimi të shpërndarë në Instagram.

Image
Beyonce

“Mbretëresha Beyonce faleminderit që na keni zgjedhur sërish”, nis postimi i Sahitit.

"Talenti juaj i pakrahasueshëm vazhdon të na frymëzojë dhe fuqizojë të gjithëve. Nga performancat tuaja magjepsëse deri te mesazhet tuaja të fuqishme, je një fener i vërtetë frymëzimi. Të jemi përgjithmonë mirënjohës”, vazhdoi ai.

Image
Beyonce

Kjo nuk është hera e parë që krijuesja e hitit “If I Were A Boy” vishet nga dizajneri shqiptar.

Valdrini deri më tani ka bashkëpunuar edhe me figura të tjera të famshme ndërkombëtare.

I njëjti shquhet për kreacionet e veçanta dhe këtë e ka dëshmuar me sukseset e njëpasnjëshme në këtë fushë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat