Nëna e Zaniolos rikthehet për të marrë vëmendjen në rrjetet sociale

Bota e Yjeve

Nëna e Zaniolos rikthehet për të marrë vëmendjen në rrjetet sociale

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 17:23
Francesca Costa

Nëna e Nicolo Zaniolos, Francesca Costa, shpesh përfundon në faqet rozë duke marrë vëmendjen e fansave.

Derisa në botën e sportit jemi mësuar që të flitet vazhdimisht për bukurinë e “WAG’s” (që është akronim për gratë dhe të dashurat e sportistëve të profilit të lartë), në rastin e Francescas, është fjala për një nënë, e cila mund t’u bëjë konkurrencë edhe partnereve më të bukura të sportistëve.

Ajo është 45 vjeçare dhe tërheq interesimin e ndjekësve me postimet që i bën në rrjetet sociale.

Image
Francesca Costa

Derisa djali i saj ndjek një aventurë të re në Ligën Premier te Aston Villa, Francesca ka arritur në faqet rozë përmes një poze me bikini të realizuar para pasqyrës.

Kujtojmë që babai i Nicolos është Igor Zaniolo, një ish-futbollist, i cili ka luajtur për shumë vite në Serie B dhe Serie C. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat