Blake Lively tregoi linjat trupore vetëm gjashtë muaj pasi lindi fëmijën e katërt

Bota e Yjeve

Blake Lively tregoi linjat trupore vetëm gjashtë muaj pasi lindi fëmijën e katërt

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 06:06
Blake Lively

Blake Lively ka pozuar së fundmi për fushatën promovuese të pijes së saj, Betty Booze, ndërsa fotografitë i ka postuar në të gjitha rrjetet sociale.

Publikimet në Instagram bënë një bujë të vërtetë, pasi mamaja e preferuar hollivudiane u shfaq në poza tërheqëse me bikini.

Vëmendje tërhoqi edhe figura e aktores, e cila duket fenomenale pas lindjes së saj të katërt.

Image
Blake Lively

Fansat e saj të shumtë janë kënaqur me fushatën promovuese, por edhe me zgjedhjen e bikinive, duke i komentuar fotografitë dhe duke i dhënë komplimente të shumta 35-vjeçares.

Kujtojmë, çifti i aktorëve Blake Lively dhe Ryan Reynolds pritën në jetë fëmijën e tyre të katërt gjashtë muaj më parë

Image
Blake Lively
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat