Rita Ora duket në top formë, ndërsa ekspozon linjat e trupit gjatë pushimeve në Ibiza

Bota e Yjeve

Rita Ora duket në top formë, ndërsa ekspozon linjat e trupit gjatë pushimeve në Ibiza

Më: 21 gusht 2023 Në ora: 10:37
Rita Ora

Ajo po shijon në Ibiza udhëtimin për 48-vjetorin e ditëlindjes së bashkëshortit të saj, Taika Waititi.

Dhe Rita Ora u dha fansave një vështrim tjetër të udhëtimit të tyre luksoz, teksa ndau me ndjekësit një sërë fotografish me bikini në Instagram të dielën, shkruan DailyMail.

Këngëtarja 32-vjeçare dukej sensacionale teksa pozoi me bikini të argjendta, teksa po shijonte një ditë lundrimi me varkë me bashkëshortin dhe miqtë e saj.

Image
Rita Ora

Duke vënë në pah barkun e saj të tonifikuar, interpretuesja e hitit “You For Me” u kujdes që të dukej tejet tërheqësi në bikinit e imta.

Ajo i shtoi magjepsjen pamjes me një palë bizhuteri ngjyrë ari dhe një palë syze dielli të mëdha.

Image
Rita Ora

Rita pa dyshim ishte mirënjohëse për një ditë të freskët në det pasi më parë e kaloi natën duke festuar në festën e ditëlindjes së Taikas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat