Brenda festës së ditëlindjes të 28-të të Dua Lipës në Ibiza me miqtë dhe të dashurin Romain Gavras

Bota e Yjeve

Brenda festës së ditëlindjes të 28-të të Dua Lipës në Ibiza me miqtë dhe të dashurin Romain Gavras

Më: 23 gusht 2023 Në ora: 06:38
Dua Lipa

Dua Lipa festoi ditëlindjen e 28-të me miqtë në një udhëtim në Ibiza të Spanjës.

Këngëtarja, e cila kremtoi për ditën speciale të mërkurën, dukej sensacionale me një paraqitje – përpara se të hynte në një banjë akulli.

Krijuesja e hitit “Levitating” shfaqi figurën e mahnitshme në një palë bikini Gucci, që e kombinoi me një palë pantallona ngjyrë vjollcë.

Image
Dua Lipa

Ajo e kompletoi pamjen me një triko të shkurtër të kuqe si dhe me bizhuteri të ndryshme.

“Në ditëlindjen e 28-të. Faleminderit për të gjitha urimet e ditëlindjes”, ka shkruar ajo.

Image
Dua Lipa

Ylli i “Hotter Than Hell” zgjodhi dhe një çantë të vogël ngjyrë argjendi të markës Chanel.

Muzikantja aktualisht është duke pushuar në Ibiza me të dashurin e saj, Romain Gavras, 42 vjeç.

Image
Dua Lipa

Bashkë me të përveç shoqërisë e të dashurit është edhe motra e saj, Rina si dhe vëllai, Gjini.

Përpara udhëtimit në Spanjë, Dua ka qenë me pushime në Greqi si dhe në Shqipëri.I dashuri i saj theksojmë se është djali i regjisorit të famshëm greko-francez, Costa Gavras. 

Image
Dua Lipa
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat