Fjolla Morina rikthehet me poza të reja në rrjetet sociale

Bota e Yjeve

Fjolla Morina rikthehet me poza të reja në rrjetet sociale

Më: 27 gusht 2023 Në ora: 00:01
Fjolla Morina

Këngëtarja e njohur shqiptare, Fjolla Morina, ka qenë mjaft e përfolur muajve të fundit.

Disa muaj më parë, ajo kishte ndarë me ndjekësit disa video shqetësuese në rrjetin social Instagram, ku shpërfaqtje një gjendje emocionale jo të mirë.

Sido që të jetë, pas disa muajsh më vonë Fjolla duket se e ka marrë veten dhe tani ndjehet më mirë.

Image
Fjolla Morina

Këto ditë, këngëtarja ka pasur edhe një rikthim në rrjetin social Instagram, ku ka publikuar disa fotografi të reja.

Në imazhet e ndara me ndjekësit e saj, Fjolla shfaqet e veshur me një fustan të zi, ndërsa vë në pah tiparet e saj të fytyrës.

Image
Fjolla Morina

Këngëtarja nuk ka treguar nëse është në përgatitje e sipër të ndonjë projekti muzikor, megjithatë aktualisht ajo është e angzhuar në menaxhimin e butikut të saj në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat