Në jetën e Gigi Hadid duket se ka hyrë dikush tjetër

Bota e Yjeve

Në jetën e Gigi Hadid duket se ka hyrë dikush tjetër

Më: 29 gusht 2023 Në ora: 11:19
Gigi Hadid dhe Cole Bennett

Gigi Hadid u pa duke u larguar nga një festë në Los Angeles të shtunën mbrëma me producentin muzikor Cole Bennett. Modelja 28-vjeçare dhe producenti muzikor u panë duke u futur në të njëjtën makinë.

Cole, 27 vjeç, është producent dhe regjisor; ai ka punuar me artistë duke përfshirë Kanye West, Eminem, Wiz Khalifa dhe J.Cole. 

Dalja e tyre bashkë vjen vetëm një ditë pasi u zbulua se Gigi dhe aktori Leonardo DiCaprio 'ende flasin' dhe 'argëtohen' së bashku, sipas 'Us Weekly'.

Image
Gigi Hadid dhe Cole Bennett

“Leo dhe Gigi ende flasin me raste, dhe ata e shohin njëri-tjetrin mjaft shpesh sepse udhëtojnë në rrethe të përbashkëta miqsh”, tha burimi i brendshëm. Raporti doli disa ditë pasi Leo u pa në një takim me modelen italiane Vittoria Ceretti, 25 vjeç.

Leo dhe Gigi janë përfolur për një lidhje që në shtator 2022, kur u panë së bashku në "Javën e Modës në New York". Në shkurt të vitit 2023, u raportua se ata ishin ndarë pasi romanca e tyre ishte fikur, por dukej se u rikthyen sërish bashkë në mars, kur u panë duke kaluar kohë së bashku në një festë para Oscars.

Image
Gigi Hadid dhe Cole Bennett

Në korrik, u raportua se Gigi dhe Leo ishin në lidhje sipas 'People'. Ata ishin së bashku në një festë të katër korrikut në Hamptons. “Gigi dukej e lumtur. Është shumë e qartë se ata po dalin me njëri-tjetrin. Për sa kohë që ai është i respektueshëm dhe nuk i shkakton asaj ndonjë dramë, ajo do të vazhdojë ta shohë atë kur të jetë e mundur."-tha një burim asokohe.

Gigi ka një vajzë dy vjeçare me ish-të dashurin Zayn Malik. Ata ishin në një lidhje nga nëntori 2015 deri në tetor 2021.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat