Rita Ora shfaqet me fustan kuq e zi nga Festivali i Filmit në Venecia

Bota e Yjeve

Rita Ora shfaqet me fustan kuq e zi nga Festivali i Filmit në Venecia

Më: 31 gusht 2023 Në ora: 16:40
Rita Ora

Rita Ora dukej e jashtëzakonshme teksa bëri një hyrje madhështore në Festivalin e Filmit në Venecia të enjten.

Këngëtarja, 32 vjeçe, mbajti duart në ajër, ndërsa stilisti i saj e fotografoi në momentin kur mbërriti me një varkë.

Ajo u dallua e veshur me një fustan të kuq prej sateni Moschino, i cili ishte i shkurtër përpara dhe kishte një pjesë të gjatë mbrapa.

Image
Rita Ora

Biondja e ka veshur mbi një të brendshme të zezë dantelle dhe e ka kompletuar dukjen me geta të zeza dhe taka të larta.

Rita, e cila është e martuar me regjisorin Taika Waititi, 48 vjeç, dukej në formë të mirë.

Image
Rita Ora

Festivali i 80-të Ndërkombëtar i Filmit në Venecia organizohet nga La Biennale di Venezia dhe drejtohet nga Alberto Barbera.

Ai do të zhvillohet në Venice Lido nga 30 gushti deri më 9 shtator 2023 dhe njihet zyrtarisht nga FIAPF (Federata Ndërkombëtare e Prodhuesve të Filmit).

Festivali u hap me premierën e filmit italian të Luftës së Dytë Botërore Comandante, me regji të Edoardo De Angelis.

Ngjarja do të mbyllet me një dramë në gjuhën spanjolle të Netflix, “Society of the Snow”.

Festivali shënon fillimin e sezonit të çmimeve dhe vendos rregullisht favoritët e mëdhenj për “Oscars”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat