Tuna shfaqet në poza tërheqëse në pishinë

Bota e Yjeve

Tuna shfaqet në poza tërheqëse në pishinë

Më: 4 shtator 2023 Në ora: 12:28
Tuna Sejdi

Këngëtarja e njohur shqiptare, Tuna Sejdi, është mjaft aktive kohëve të fundit në rrjetet sociale.

Shpesh, ajo ndan me ndjekësit fotografi dhe video nga jeta e përditshme apo aktivitetet muzikore.

Së fundmi, artistja shkupjane ka publikuar për ndjekësit e saj në Instagram, disa imazhe të reja mjaft provokuese.

Image
Tuna Sejdi

Interpretuesja e hitit “I huj” pozoi në pishinë e veshur me një kostum të kaltër, ndërsa kishte një makijazh mjaft të detajuar, të aplikuar në fytyrën e saj.

Ajo është shumë e përkushtuar në ushtrimet e palestrës, ku si rezultat i kësaj pune ka arritur që ketë linja të tonifikuara trupore.

Image
Tuna Sejdi

Tuna përndryshe këtë verë ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore dhe koncerte, teksa vetëm pak ditë më parë publikoi këngën e saj më të re, “Qa bone”, e cila është pritur mirë nga publiku i saj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat