Rita Ora i lë pak vend imagjinatës me fustanin e saj transparent

Bota e Yjeve

Rita Ora i lë pak vend imagjinatës me fustanin e saj transparent

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 08:51
Rita Ora

Ajo i mahniti të gjithë me disa paraqitje tërheqëse në tapetin e kuq gjatë Festivalit të Filmit në Venecia këtë muaj.

Por të dielën Rita Ora marshoi në paradën e saj të modës në rrugët e New Yorkut gjatë Javës së Modës në këtë qytet, shkruan DailyMail.

Këngëtarja shqiptare mahniti me një pamje provokuese, gjersa u pa duke e kaluar natën jashtë në qytetin i cili aktualisht është mikpritës i elitës së stilit.

Image
Rita Ora

Rita i la pak vend imagjinatës teksa shfaqi fizikun e saj të tonifikuar në palestër në një mini fustan të tejdukshëm me material dantelle.

Sutjenat e saj të zinj dhe pantallonat e ngjashme ishin të ekspozuara në materialin transparent me ngjyrë të verdhë.

Image
Rita Ora

Pavarësisht se ishte natë, Rita i shtoi më tepër elegancë pamjes së saj mbresëlënëse duke vënë një palë syze të errëta.

Ajo dukej e kënaqur që ishte në qytet për Javën e Modës, duke buzëqeshur ndërsa po shkonte drejt veturës së saj.

Image
Rita Ora

Rita ka kaluar dy javët e fundit në Itali, duke marrë pjesë në DVF Awards gjatë Festivalit të Filmit në Venecia së bashku me një sërë eventesh tjera të organizuara nën patronatin e festivalit.

Këngëtarja ka shijuar kohën e saj të lirë pas disa javësh të ngarkuara, e cila ka përfshirë pjesëmarrjen në “The Voice Australia” si anëtare e jurisë si dhe promovimin e albumit të saj “You & I” në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat