Kylie Jenner fotografohet duke u puthur me Timothee Chalamet në tribunat e ‘US Open’

Bota e Yjeve

Kylie Jenner fotografohet duke u puthur me Timothee Chalamet në tribunat e ‘US Open’

Më: 11 shtator 2023 Në ora: 14:18
Kylie Jenner me Timothee Chalamet

Kylie Jenner dhe i dashuri i saj i ri Timothee Chalamet i shfaqën njërin-tjetrit shumë dashuri në finalen e ‘US Open’ për meshkuj, në New York, të dielën.

Aktori 27-vjeçar dhe miliarderja 25-vjeçare, shkëmbyen një puthje të nxehtë dhe u rehatuan në krahët e njëri-tjetrit teksa po shikonin Novak Djokovic të fitonte titullin e tij, rekord të 24-të Grand Slam, pasi ai mundi Daniil Medvedev të Rusisë.

Kylie, e cila së fundmi mori pjesë në një darkë intime me Timothee, u pa gjithashtu duke vendosur me butësi dorën e saj nëpër kaçurrelat e errëta të aktorit, ndërsa ata vëzhgonin me kujdes veprimet që shpaloseshin në fushë, shkruan DailyMail.

Image
Kylie Jenner me Timothee Chalamet

Ylli televiziv dukej thjesht, me një bluzë të zezë dhe një palë syze të zeza, me flokët e saj të kapura lehtë në një topuz të lirshëm.
​​
Ndërkohë, kandidati për çmimin “Oscar” dukej sportiv në këtë dalje, i veshur me një bluzë gri, xhup të zi dhe një kapele bejsbolli.

Image
Kylie Jenner me Timothee Chalamet

Dyshja u panë edhe në një video të shpërndarë në llogarinë e ‘Us Open’ në Instagram.

Në klip ata janë fotografuar duke ndjekur së bashku lëvizjet dhe më pas duke duartrokitur me pjesën tjetër të publikut.

Image
Kylie Jenner me Timothee Chalamet

Kylie shihet gjithashtu duke prekur ëmbël sërish të dashurin e saj.

Ata shijuan ndeshjen e tenisit së bashku me një turmë të mbushur me yje, duke përfshirë yllin e “Orange Is the New Black”, Laverne Cox, 51 vjeç, i cili u ul përpara tyre dhe aktorin e “The Bear”, Ebon Moss-Bachrach, 46 vjeç.

Ka qenë një fundjavë e ngarkuar për dyshen, të cilët morën pjesë së bashku në një darkë të Javës së Modës në New York të premten.

Çifti shoqëroi njëri-tjetrin në mbledhjen e së premtes mbrëma të organizuar nga stilisti Haider Ackermann dhe marka e kujdesit të lëkurës “Augustinus Bader”.

Të dy u ulën pranë njëri-tjetrit në darkën e ndezur me qirinj dhe të dy yjet ishin të veshur me të zeza.

Pamjet e postuara në llogarinë e Instagramit të stilistit Gaia Repossi treguan dyshen duke dëgjuar me vëmendje ndërsa Ackermann mbante një fjalim në tryezë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat